Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha kërkoi që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe. Berisha i akuzoi ata për përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës duke i quajtur si agresion. Po ashtu, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen. Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrë pjesë në vënien e gur-themeleve të përmendoreve të carëve serbë që dihet se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. Sipas Berishës përfaqësuesit e Listës Serbe po sabotojnë institucionet e Kosovës duke e quajtur vendin tonë Kosovë dhe Metohi, ndërsa thotë se ata nuk e njohin si kryeministër Isa Mustafën por Aleksandër Vuçiqin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …