leoni

Rexhep Selimi: Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare, ministri Pacolli duhet të shkarkohet

Rexhep Selimi theksoi se pasiguria në veri është skenar i Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë

Propozuesi i interpelancës për gjendjen në veri, deputeti Rexhep Selimi tha se situata e sigurisë e krijuar në Kosovë, veçanërisht në veri, e ka bërë të nevojshme këtë interpelancë, ndërsa sipas tij, krijimi i një klime të pasigurt në veri duket qartë se është skenar i harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Selimi tha se në vend që të shuhen strukturat paralele dhe të rritet siguria, Qeveria e Kosovës arriti marrëveshje edhe për ndarje fizike të qytetit të Mitrovicës. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës ndali njërin tren, por nuk dha kurrë shpjegim për qarkullim të trenit në linjën Kralevë-Mitrovicë dhe atë pa licencë të institucioneve të vendit. Duke folur për rrënimin e murit në veri, ai tha se tash pritet të shihet se çka qëndron prapa këtij skenari. Muri prej betoni, treni, krijimi i një klime të pasigurt duket qartë se janë skenarë të  harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, përfundoi Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …