Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, vendosi që më 2 mars të shpallë vendimin lidhur me ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, apo lirimin nga akuza e pabazë. Haradinaj në mbrojtjen e tij para Gjykatës ka kundërshtuar ekstradimin në Serbi, sepse konsideron se është qëndrim i natyrës politike. Francezët janë duke abuzuar pasi që janë pjesë e Interpolit. Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit, Nikoliqi ka udhëhequr formacionet e krimeve, kurse Daçiq ka qenë zëdhënës i Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji. Përgjigjen që e ka marrë Serbia nga unë, në vitet 1998-1999 do ta marrë gjithmonë, ka thënë Haradinaj për mediet pas shtyrjes së vendimit. Kryetari i AAK-së Haradinaj është ndaluar më 4 janar të këtij viti nga polica franceze, në aeroportin e Bazelit, nga policia e Interpolit në bazë të një fletë arresti të organeve të ndjekes në Serbi, në vitin 2004.
