Një numër i madh i shqiptarëve nga Franca dhe vende të tjera që ishin mbledhur para gjykatës, për të pritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e kanë shoqëruar atë me brohoritje kryetarin e AAK-së pas përfundimit të seancës gjyqësore. “O Ramush ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, “Ramushi, Ramushi”, “Liri për çlirimtarët” dhe “UÇK, UÇK” kanë qenë brohoritjet e shumë shqiptarëve, të cilët vendimin e sotëm të gjykatës franceze e quajtën të padrejtë dhe të ndikuar nga Serbia. Po ashtu në veturën me të cilën u largua Haradinaj nga oborri i gjykatës, një qytetarë i vendosi flamurin kombëtar në xhamin e përparmë të veturës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …