Organizata ndërkombëtare “Amnesty International” i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë që të kërkojë falje për dështim në mbrojtjen e jetës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe të gjithë të lënduarve të tjerë në protestën e organizuar më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë. Në Raportin e Amnesty International thuhet se të gjithë të ankuarve duhet t’u jepet dëmshpërblim i plotë për dëmin e përjetuar. Dy veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj, humbën jetën gjatë një përpjekjeje të policisë së Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e një proteste të kësaj lëvizjeje në shkurtin e vitit 2007. Ata vdiqën pasi pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë nga Rumania që vepronin në kuadër të Misionit të OKB-së në Kosovë, shtinë me plumba kauçuku mbi protestuesit. Të tjerë u lënduan rëndë. Plumbat e kauçukut ishin jashtë afatit të përdorimit dhe ishin shkrepur drejt në demonstrues nga një numër prej 10 pjesëtarë të policisë rumune. Policët u kthyen në Rumani para përfundimit të hetimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …