Në Dobërdol u zbulua pllaka përkujtimore e luftëtarit të lirisë Gaspër Laci

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëluftëtarë, kanë bërë zbulimin e pllakës përkujtimore të luftëtarit të lirisë, Gaspër Laci. Me këtë rast është mbajtur edhe një tubim përkujtimor në fshatin e lindjes së tij, në Dobërdol të Klinës.

Gaspër Laci, kishte marrë lëndime të rënda në luftë me forcat serbe dhe kishte statusin e invalidit. Para bashkëluftëtarëve të tij dhe qytetarëve të shumtë, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka vlerësuar lartë kontributin e Gasprit për lirinë e Kosovës. “Tash e një vit jemi ndarë nga një bashkëluftëtar i devotshëm gjatë dhe pas luftës. Gaspri në momentet më të duhura u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ti dalë zot këtij vendi. Ai ishte i gatshëm të sakrifikoi në çdo moment. Me plagë të shumta në trup na inspiroi dhe na dha forcë që të vazhdojmë luftën kundër forcave serbe. Falë sakrificës titanike të tij dhe bashkëluftëtarëve e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, sot Kosova frymon e lirë”, ka thënë me këtë rast kryetari Bashota para qytetarëve të shumtë që kanë marrë pjesë në këtë manifestim. Bashota bëri thirrje që të mos lejojmë nëpërkëmbjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarët të trajtohen me dinjitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …