Ramush Haradinaj

Haradinaj: Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet nën masën e ndalimit, në Francë, që nga 4 janari i këtij viti, ka thënë se së shpejti do t’i kthehet punës në Kosovë. Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit. I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare. Këtij verdikti i është bindur krejt bota. Politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, unë nuk i marr fare seriozisht, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …