Procesi i normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Shtetet e Bashkuara e trajtojnë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar srejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, Mendoj se normalizimi është i definuar dhe i njohur në kuadër të dialogut të Brukselit dhe e trajtojmë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë”, tha zoti Palmer në intervistën e botuar nëë të përditshmen beogradase, Politika, me titull “Amerika mbetet në Ballkan”. I pyetur se a është e mundshme që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës, Matthew Palmer është përgjigjur se kjo është pyetje për Bashkimin Evropian. Ajo që ne bëjmë është që në masë të plotë ta mbështesim procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Palmer, duke shtuar se momentalisht nuk lëvizet përtej kësaj pike”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …