Kryetari, Hashim Thaçi, e ka uruar homologun e tij të ri gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Gjermanisë. Thaçi ka shprehur bindjen se Steinmeier bashkë me kancelaren Merkel, do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, deklaroi Thaçi
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …