Në seancën speciale, Asambleja Parlamentare e Gjermanisë ka zgjedhur z. Frank-Walter Steinmeier, në krye të Gjermanisë. Në Parlament kanë votuar 931 prej 1.260 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet prej 630 ligjvënësve të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe po aq përfaqësuesve të 16 shteteve gjermane. Kryetari i Gjermanisë nuk ka shumë autoritet ekzekutiv, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral. Frank-Walter Steinmeir e kishte mbështetjen e “koalicionit të madh” të kancelares Angela Merkel, që përbëhet nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …