BREXIT

Junker dyshon që vendet e BE-së do të jenë të afta ta mbajnë një front të përbashkët për “Brexit-in”

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dyshon që vendet e BE-së do të jenë të afta ta mbajnë një front të përbashkët gjatë negociatave për “Brexit-in”. Në një intervistë për radion gjermane “Dojçlandfunk”, Juncker, ka deklaruar se britanikët dinë shumë mirë si të përballen me këtë çështje, ndërsa 27 vendet e tjera të BE-së kanë ende paqartësi. Britanikët mund t’u ofrojnë vendeve të ndryshme të BE-së gjëra të ndryshme dhe përfundimi është se nuk do të ketë një front të bashkuar evropian. Ka ardhur koha që 27 vendet e BE të tregojnë unitet, kohezion dhe koherencë për sa i takon ‘Brexit’ dhe Trumpit, por kam dyshime që kjo të ndodhë. A duan hungarezët dhe polakët të njëjtat gjëra që duan gjermanët dhe francezët? Kam dyshime serioze për këtë”, ka shpjeguar Juncker, dikur kryeministër konservator i Luksemburgut.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …