Çasti është shqiptarët të bashkohemi
çasti është ta bëjmë një bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi një vëlla, një
gjuhë, një alfabet, dhe një tërësi etnike
Këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Kosovë dhe askund tjetër
këtu është Çamëri dhe askund tjetër
këtu është Iliridë dhe askund tjetër
Ngritu Çamëri, flamurja e Shqipërisë
lufta me fqinjët ende s´ ka mbaruar
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret
Kosovën e duam Iliri, dhe jo Kosovo
Çamëria Shqipëri është zëri i Janinës
Çamëria Shqipëri është zëri Prevezës
Çamëria Shqipëri është zëri i Filatit
Çamëria Shqipëri është bashkimi ynë
Çasti është shqiptarët të bashkohemi
në një bahkështet dhe nën një flamur
fol atdheu im i ndarë, fol tokë arbërore
Devolli e njeh, Republikën e Çamërisë!..
Devoll, Tetor, 2016
Rrustem Geci: Kur lirinë e marrin në pyetje
Një jetë të tërë kam punuar
për ta mundur pushtuesin tim
të jem i lirë dhe pa pranga
akuzat tuaja,“ti”,”pse”,”përse”
janë akuza të njëjta me të
armikut, akuza që fyjnë rëndë
luftën e UÇK-ës,betejat e saj
Një jetë të tërë kam punuar
që të mos jem unë i pushtuar
po zot i tokës dhe i fatit tim
Hirësi e Hagës, mbaje veten
tërë jetën e kam me burgje
gjaku i lirisë s´anulohet, për
asnjë çmim të kujdoqoftë!
2
Hirësi, ndalojeni gjykatën tuaj
që lirinë ta merrni në pyetje
ta arrestoni, dhe ti vëni pranga
Hirësi, Jam mjaft i përgjakur
I kam njëzet mijë të rënë, një
milion të ndjekur, njëqindmijë
shtëpi të djegura, 22 mijë gra
të dhunuara, ah, sa plagë kam
Do çmendeni nga vuajtjet e mia
Hirësi, gurët që i rrokullisni
mbi Ushtrinë tonë Çlirimtare
Janë gurë të zi të së kaluarës
gurë, kundër popullit çlirimtar
Gjykatë e Hagës, mbaje veten
Kosova sot është e fitimtarëve!..
3
Hirësi, ndaloni hetimet tuaja
që lirinë tonë ta merrni në
pyetje si të pandehur! Mjaft
na keni ndarë dhe vogëluar
Hirësi e Hagës, jam çlirimtar
tërë jetën e kam me beteja
plotë tokën e kemi me varre
Kosovë, ah sa jemi vogëluar
s´më digjet zjarri në kraharor
pa e parë atdheun të bashkuar
Hirësi, ai me duart me gjak
Nuk jam unë, por ai tjetri, ai
që të rënët tanë deshi t´i bëjë
serbë, e ti shpallë të pagjetur!
4
Hirësi , unë jam Fatmiri
Jam komandant “Çeliku”
po ka edhe prijësa të tjerë
jam luftëtar i popullit tim
më i dashuruari i lirisë
ai që s´di të poshtërohet
edhe sikur njëqind jetë
ti kisha, unë do të isha ky
që jam, Fatmiri, Fatmiri
Kafshërinë e armikut tim
Me aleatët e kemi ndaluar
Hirësi, ule një çik zërin
dhe zbrit tek arsyeja, se
alfabeti lirisë s´ndryshon
për teke të asnjë gjyqi!..
Hagë – Dortmund