Kryetari i Amerikës, Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk e ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit për anëtarët e disa shteteve të caktuara. Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar nga një gjykatë federale e apelit dhe për këtë Trump është duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë, tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për ‘‘Fox News’’. Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv. Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump të premten. Miller theksoi se janë duke menduar të ndërmarrin veprime shtesë për të siguruar që imigracioni të mos jetë mjet për pranimin e njerëzve në Amerikë, që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …