Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka dy alternativa. E para, të pranojë faktin që shumica e deputetëve nuk e votojnë këtë versionin aktual të marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, dhe e dyta, të heqë dorë së përfaqësuari këtë shumicë që nuk ia voton projektet e tij, në mënyrë që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja. Sherifi thotë se kryeministri Mustafa po bëhet nervoz sepse deputetët nuk i ka në shumicë në anën e tij. Ai bëhet nervoz dhe nuk ngurron që edhe t’i akuzojë të gjithë ata deputetë që nuk mendojnë sikur ai, ka shkruar Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …