Sipas PDK-së vendi duhet të mbajë zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti

Sipas PDK-së vendi duhet të mbajë zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti

Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë paraqitur kërkesën në Këshill të Përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre vendi duhet të mbajë zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti. Në këtë mbledhje ka pasur bisedime konstruktive rreth kësaj çështjeje, por një vendim final pritet të merret në takimin e radhës. Ndërsa, disa deputetë të tjerë, nga kryesia e PDK-së, kanë thënë se prishja e koalicionit asnjëherë nuk është shtruar si temë diskutimi. Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ata kanë thënë se çdo gjë është e mundur të ndodhë. Nga ana tjetër, as deputetë të LDK-së e as anëtarë të kryesisë së këtij subjekti nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Deputetët e PDK-së, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e koalicionit, kanë konsideruar se zgjedhje mund të ketë në muajin maj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …