Këshilltari për sigurinë kombëtare i kryetarit të Amerikës, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Funksionari i lartë i Trumpit u akuzua se ka gënjyer për telefonatat me ambasadorin rus, ku siç raportohet, kanë diskutuar për heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Rusisë. Ish-këshilltari Flynn, ka paraqitur dorëheqjen e tij bashkë me një letër, ku shpjegon arsyet e heqjes dorë nga posti i tij. Ai ka pranuar se nuk i ka raportuar të gjitha bisedimet me ambasadorin rus, te kryetari dhe zëvendës- kryetari amerikan dhe ka kërkuar falje për këtë. Gjithashtu në letër Flyn thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer vendit dhe që ka qenë pjesë e administratës së Trump, i cili në vetëm 3 javë e ka orientuar politikën e jashtme amerikane, në mënyrë themelore drejt rivendosjes së pozitës udhëheqëse të Amerikës në botë. Michael Flynn e mbyll letrën e tij të dorëheqjes duke theksuar se kryetari Trump dhe administrata e tij do të hyjnë në histori si një nga presidencat më të mëdha të SHBA-së dhe do t’ia dalë ta bëjë Amerikën të madhe sërish.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …