Ish-shefi i Stabit të Përgjithshëm të UÇK-TMK-së, tani deputeti i PDK-së, Agim Çeku gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, për transformimin e FSK-së në ushtri, ka tërhequr vërejtjen se Kosova nuk guxon të mbetet pa ushtri. Çeku ka përgëzuar ministrinë e MFSK-së për punën e bërë duke shtuar se FSK është e gatshme për ushtri. Ai ka thënë se Qeveria duhet caktuar një datë se kur do ta sjellë në Kuvend formimin e ushtrisë. Ai ka thënë se caktimi i një date do të mundësonte një diskutim dhe një afërmi mes palëve me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …