Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Donald Trump, uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë. Ai ka vlerësuar përparimin që ka bërë populli i Kosovës në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe multi etnike deri me sot. Ai po ashtu përmendi medaljen e parë olimpike që ka fituar Kosova në vitin 2016 dhe ndeshjen e parë të ekipit të futbollit në FIFA, duke thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur këto zhvillime. Presim arritje të vazhdueshme të Kosovës derisa ajo punon në forcimin e sundimit të ligjit, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërton raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me gjithë botën”, tha Tillerson. Ai theksoi se do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe njerëzit e saj në ndjekje të paqes dhe stabilitetit dhe Amerika mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë suksese në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …