Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka krahasuar deputeten e LDK-së Besa Gaxherri me deputetin e PDK-së Adem Grabovci. Ky krahasim i Konjufcës ka ardhur pasi që Gaxherri ka reaguar ndaj akuzave për djemtë e kryeministrit Isa Mustafa. Ajo i tha Konjufcës se nëse ka dosje le t’i dërgon në Prokurori ndërkohë ajo deklaroi se kur LDK-ja do ta marrë komunën e Prishtinës do t’i kenë 120 dosje për shkeljet që ka bërë Vetëvendosja.
