Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se kjo parti beson se ekonomia e tregut, e mbështetur në nismën private në kuadër të konkurrencës së lirë, është themel i mirëqenies dhe zhvillimit të një shoqërie. “Indeksi i Lirisë Ekonomike, e ka pozicionuar Kosovën në vendin e 46-të në botë. Në Evropë, e rendit të 22-ën, duke lënë pas një pjesë të mirë të vendeve të Evropës dhe dëshmuar suksesin tonë në ndërtimin e ekonomisë së lirë të tregut. Partia Demokratike e Kosovës beson se ekonomia e tregut, e mbështetur në nismën private në kuadër të konkurrencës së lirë, është themel i mirëqenies dhe zhvillimit të një shoqërie, ka shkuar Veseli në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …