Parlamenti Europian me 436 vota pro dhe 250 kundër, ka miratuar rezolutën e re për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenshtein. Rezoluta e re përmban 45 pika, ndërsa më thelbësoret janë zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira më 18 qershor. Fjala kryesore mbetet realizimi i shpejtë i “vetting”-ut, duke rivlerësuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë shqiptarë. Nga institucionet europiane kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të Dekriminalizimit, duke përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë të inkriminuarit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …