U mbajt takimi i sigurisë lokale në Suharekë

 

Kryesuesi i takimit, z.Rexhep Kuçi,  nënkryetar i Komunës së Suharekës, ka fol për punët që janë zhvilluar në komunë gjatë javës që lamë pas. Ai ka bërë të ditur për takimin që është zhvilluar në Këshillin e Qarkut të Kukësit, ku u fol rreth mundësisë së aplikimit në projektin ndërkufitar te BE-së, për  Kukësin dhe Suharekën, pastaj për takimin e kryetarit Asllanaj me ministrin e Bujqësisë z.Memli Krasniqi ku u bisedua rreth licencimit te një pjese të Zonës Industriale në Shirokë ( rreth 90 hektarë ) ku do te bëhet ndërrimi nga toka bujqësore ne atë industriale, pastaj ka bërë të ditur edhe për aktivitete tjera që janë zhvilluar në Komunë. Ndërsa, zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger  Afrim Sylaj, ka raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur si: 1 aksident në komunikacion,  1 falsifikim i dokumentit, 1 lëndim trupor, 1 dëmtim i pasurisë, 1 kërcënim, 2 sulme,  1 mosrespektim i personit zyrtar dhe 1 ngacmim. Këtë javë ka shtuar ai nuk ka ndodhur asnjë rast i vjedhjeve dhe atë fal aksionit policor dhe arrestimit të hajnave të parkingjeve, të cilët shpesh kanë operuar edhe ne komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …