leoni

Kryetari Bashota uron gjithë qytetarët me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës si ndjenjë sublimuese e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.

Shpallja e pavarësisë ishte akt historik, të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi me gjak dhe sakrifica të panumërta, i ka parapri në luftë titanike për jetë a vdekje që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Nëntë vjetët e pavarësisë, Kosovën e kanë konfirmuar si vend i transformuar dhe i zhvillimit, si atdhe i qytetarëve të barabartë, si faktor kredibil, bashkëndërtues dhe bashkëpunues me demokracinë përreth dhe kudo në botë. Në Kosovë është vendosur rendi kushtetues që bazohet në rende dhe parime të paqes dhe demokracisë.

Republika jonë e re ka moshën e re, mirëpo që po hapëron drejt dhe sigurt në ngarendje të trendëve të vendeve të zhvilluara dhe të përparuara. Pra, para saj shpërfaqet e ardhmja plotë sfida, por e sigurt. Ne akoma kemi nevojë të mësojmë nga shembujt e mirë, por edhe të të tjerëve. Kemi nevojë të mësojmë nga e kaluara për të mos na u përsëritur historia as si fazë as si tragjedi.

Përcaktimi i popullit të Kosovës për vlerat evropiane dhe euroatlantike është baza dhe garancia e këtij projekti, procesi reformues shpeshherë me dhimbje dhe kosto të lartë, lufta e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe sigurimi i ligjit dhe rendit, ngritja ekonomike dhe luftimi i varfërisë dhe papunësisë janë padyshim sfida më të rënda.

Ne kemi vënë në jetë ëndrrat e një populli të tërë për liri, duke finalizuar një luftë të gjatë të mundimshme për pavarësi. Prandaj, sot kujtojmë me respekt të madh luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë dhe respektojmë sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri, kudo që ishin, në Kosovë dhe diasporë.

Sot jemi takuar këtu në këtë tempull që ta urojmë njëri-tjetrin për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por, secila kremte bëhet më e madhërishme kur vjen pas punëve dhe angazhimeve të suksesshme, pas rezultateve konkrete, ku edhe Komuna jonë ka arritur zhvillime të tilla në të gjitha fushat e zhvillimit të saj.

Në këtë 9-vjetor të Pavarësisë kemi të drejtë të ndihemi krenarë në arritjet tona, për punën e përditshme në shërbim të realizimit të kërkesave të qytetarëve, për një zhvillim dhe mirëqenie të tyre edhe më të madhe ekonomike, kulturore e shoqërore.

Kemi kryer shumë punë, shumë obligime që i kemi pasur dhënë vetes në shumë aspekte të jetës, të zhvillimit dhe përparimit në infrastrukturë, ekonomi dhe fusha të tjera, duke ndërtuar shkolla, ambulanca, rrugë, ujësjellës, kanalizime etj.

Megjithatë, ne nuk do të ndalemi dhe do ta vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë.

Në këtë drejtim nuk do të ndalemi asnjëherë, por me kapacitetet tona do të jemi në shërbim të realizimit të detyrimeve dhe të përgjegjësive tona, në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të Komunës së Klinës dhe qytetarëve të saj.

Duke e zhvilluar dhe përparuar Komunën tonë dhe me një imazh gjithnjë e më bukur, ne zhvillojmë dhe përparojmë Kosovën tonë të dashur.

Urime 9-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …