FSK

Mediet në Serbi: Shqiptarët dhe kroatët po bashkohen kundër serbëve

Mediet në Serbi sot kanë shkruar rreth një kërkese të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kroacisë, me anë të së cilës, këto dy ministri  kanë kërkuar mbështetjen e NATO-s për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Këto medie kanë kanë vlerësuar si akt i “bashkimit të shqiptarëve dhe kroatëve, kundër serbëve”. Lidhur me këtë ato shtojnë se ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i kanë shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Po sipas medieve serbe, sipas tyre, deklaratat e zyrtarëve serbë dëmtojnë sovranitetin e Kosovës dhe për këtë arsye i kanë bërë thirrje NATO-s për të mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës. “Në një letër drejtuar ministrave kroatë dhe shqiptarë ‘dënohet retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë’, e cila ka për qëllim ‘minimin e sovranitetit të Kosovës dhe të destabilizojë gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor’. Kodheli dhe Krstičević i kanë bërë thirrje Stoltenbergut për të shqyrtuar planin operacional për misionin paqeruajtës në Kosovë dhe për të mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës”, përfundohet në shkrimin e medieve serbe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Vetëvendosja përvetëson projektin e financuar nga Bashkimi Evropian pa vendosur Logon e saj

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar për shkeljen e rregullave të Bashkimit Evropian lidhur me përdorimin e …