Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje në Kuvend, ka uruar nëntëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke thënë se kjo ditë nuk është e bekuar vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët e Kosovës. Rama ka uruar edhe lirimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur u ndal në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Kryeministri i Shqipërisë sot mori pjesë në mbledhjen solemne të Kuvendit kushtuar 9-vjetorit të Pavarësisë dhe pas mbledhjes për gazetarët ka thënë se është i nderuar që është në Prishtinë për nder të kësaj dite, por shton se pa praninë e Haradinajt kjo ditë ka mungesë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …