Kryetari i vendit, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli nëpërmjet së cilës e ka njoftuar se caktimi i kompanisë britanike për të zgjedhur persona të caktuar në pozita të larta është e jashtëligjshme, sepse bie ndesh me ligjin aktual. Rjedhimisht, zgjedhja e Drejtorit të Doganave nuk ka vlefshmëri ligjore, pasi është bazuar në një dokument antiligjorë. Një akt antiligjorë si Memorandumi, nuk mund të prodhojë efekt juridik ligjorë. Në letër më tutje thuhet se kompania britanike, e caktuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës në rekrutimin e udhëheqësve në pozita të larta drejtuese, është e jashtëligjshme për shkak se vendimi për të zgjedhur një kompani të tillë nuk është shoqëruar me ndryshime ligjore. Nga ana tjetër, ambasada britanike ka sqaruar se gjithnjë kanë pritur që ky projekt- që mundëson përzgjedhjen e stafit në pozita të larta në bazë të meritave do të hasë në rezistencë ndaj atyre që nuk dëshirojnë ndryshim. Ne shpresojmë të vazhdojmë atë, duke u siguruar se Kosova përzgjedh shërbyesit publik që meritojnë të zgjidhen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …