Duke folur për procesin e pavarësimit të Kosovës dhe luftën çlirimtare, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla ka thënë se lëvizja kombëtare për pavarësi nuk u ndal asnjëherë deri në kulmimin e saj me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vuajtjet e popullit shqiptar të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë kanë filluar shumë herët, me shpërnguljet në Turqi, me masakrat në mbretërinë Serbo – kroato – sllovene, vuajtjet dhe varfërinë në atë kohë, por edhe më herët shpërnguljet nga Sanxhaku. Lëvizja kombëtare nuk u ndal për asnjë momente. Në shekullin 20 kemi pra disa lëvizje kombëtare që me lëvizjen kaçake, pastaj pas përfundimi i Luftës së Dytë luftën e Drenicës, Shaban Polluzhës. Kur u pa se çështja shqiptare nuk u zgjodh drejtë as pas luftës së Dytë Botërore, pasuan lëvizjet tjera kombëtare si demonstratat e vitit 1968 e 1981, ku u tregua se çka po kërkojnë shqiptarët e Kosovës. Lëvizja kombëtare për çlirim kulmoi me paraqitjen e UÇK-së, dhe luftën e saj deri në lirimin e vendit dhe shpalljen e Pavarësisë, ka theksuar drejtori i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …