Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë shënoi ditën e themelimit

Me një ceremoni rasti të organizuar nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH), është shënuar 17 vjetori i formimit të kësaj njësie në Malishevë, dhe Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni rasti, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, të cilët i kanë përshëndetur pjesëtarët e këtij shërbimi, si dhe i kanë uruar për punën që ata bëjnë.

“Ju jeni njëra prej shërbimeve më të mira dhe në të njëjtën kohë jeni ata që tash e 17 vite jeni në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe më gjerë. Jeni njëra prej njësive më të mira në nivel vendi dhe këtë e keni dëshmuar në shumë raste. Unë shfrytëzoj rastin që t’iu uroj juve me rastin e themelimit të njësisë dhe në të njëjtën kohë, t’iu uroj edhe Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Edhe drejtori  i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, i ka uruar të gjithë pjesëtarët e njësisë së Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit , me rastin e 17 vjetorit të themelimit dhe i ka përgëzuar për punën që po bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Nga ana tjetër edhe udhëheqësi i njësisë së Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, i ka uruar të gjithë pjesëtarët e kësaj njësie me rastin e  përvjetorit të themelimit, si dhe i ka përgëzuar për punën që po bëjnë. Po ashtu, Telaku, përshëndeti edhe kryetarin Begaj dhe drejtorin Paçarizi, për pjesëmarrje, të cilët në çdo situatë, janë përkrahë pjesëtarëve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …