Në Suharekë u dha koncerti festiv i Pavarësisë

 

Dita e shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Kosovës, 17 Shkurti u kremtua edhe me shfaqjen e koncertit festiv të Pavarësisë që u dha në Shtëpinë e kultures “Ukë Bytyçi” në Suharekë. Për dashamirët e muzikës kanë përformuar anëtarë të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jehona” dhe solistë tjerë nga komuna e Suharekës dhe qendra tjera përreth. Në hapje të Koncertit kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka mbajt një fjalë rasti ku pasi ka përshëndetur të pranishmit dhe veteranët e luftës të cilët i vlerësoi si heronj të gjallë, më pas ka thënë: “Për lirinë e Kosovës një kontribute të madh ka dhënë secili në mënyra të ndryshme, por unë do ti veçoja dy figura të mëdha, e para është ajo e presidentit Rugova, i cili me politikën e vetë bëri që të kemi shumë miçë në botë, bëri që ta artikulojmë kërkesën tone për pavarësi dhe miqësi dhe ajo politikë bëri që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare te jetë shumë më i shpejt. Ndërsa figurë te dytë ai e quajti komandantin legjendar Adem Jashari përmes të cilit tha përshëndes të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës. Ndërkaq, në emër te veteranëve të luftës ka përshëndetur Destan Zekolli, kryetar i OVL-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …