Lekaj

Pal Lekaj: Si mundet që opozita dhe qytetarët t’i besojnë Hivzi Islamit dhe Tomor Qelës?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Pal Lekaj, reagoi publikisht lidhur me matjen e territorit të Kosovës, duke saktësuar se Komisioni për matjen e territorit të vendit i formuar nga Qeveria e Kosovës, është i përbërë nga ata të cilët e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit. Dhe si mundët opozita dhe qytetarët t’i besojnë Hivzi Islamit dhe Tomor Qelës të cilët hapur e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit. Prandaj, vlerësoj se ky komision është vetëm mbulesë për Qeverinë e koalicionit për t’i shantazhuar deputetët e Kuvendit për ta votuar demarkacionin.  Ne partitë opozitare dhe kryetari i Komunës se Deçanit dhe Junikut kemi refuzuar të jemi pjesë e këtij cirku. Pasi nuk mund të jemi pjesë e një komisioni, i cili do të matë territorin e vendit për sa kohë qe kufijtë e vendit mbesin të padefinuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …