Kongresistët e administratës së re të kryetari amerikan, Donald Tramp, Peter Roskam dhe David Price, po qëndrojnë për një vizitë zyrtarë në Kosovë. Ata janë pritur në takim nga kryekuvendari, Kadri Veseli. Pas këtij takimi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se pas vizitës në SHBA, vizita e kongresistëve amerikanë konfirmon edhe njëherë përkrahjen e fuqishme nga SHBA për Kosovën edhe nga administrata e re e udhëhequr nga Donald Trump. “Unë jam shumë krenar dhe falënderoj kongresistët amerikanë që erdhën në Kosovë për t’i dhënë edhe një shtytje bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Amerikës. Ne jemi shumë falënderues për mbështetje historike. Ne kemi dëgjuar vetëm mesazhe të lirisë nga kongresistët amerikanë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Amerikën për ta zhvilluar shtetin tonë dhe demokracinë e vendit tonë, në të njëjtën kohë për të ecur në një partneritet të përjetshëm. Ndërsa, Peter Roskam, anëtar i Kongresit amerikan, ka thënë se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të mira, duke shtuar se Kosova është në agjendën e SHBA-ve ashtu siç ka qenë nga të gjitha administratat dhe asgjë nuk ka ndryshuar, në aspektin e mbështetjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …