Senatori amerikan, Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë, në Mynih ka folur qartë lidhur me Rusinë dhe kjo ka shkaktuar një valë reagimesh. Mikut tim rus, Sergej Lavrov dua t’i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat. Viti 2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do ta godasë Rusinë me një shqelm. Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …