Përgatitjet për votimin e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha degëve ju janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe fletëvotimet. Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në vendvotimet të cilat gjenden nëpër zyrat qendrore të AKR-së në të gjitha degët e partisë, si dhe në zyrat mobile nëpër nëndegë. Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura sot prej orës 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa votimi elektronik mbetet i hapur për qytetarët deri në orën 17:00 të po të njëjtës ditë. Aleanca Kosova e Re, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë e partisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar Presidentin e AKR-së.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …