Fondi Pensional i Kosovës mbetet “i kidnapuar” nga Serbia që nga mbarimi i luftës. Kjo çështje, sikurse edhe shumë tjera, ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfshirë në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që po e lehtëson Bashkimi Evropian. Përfaqësuesit e pensionistëve kërkojnë nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendor, që të bëhet presion mbi Serbinë, që të zgjidhet çështja e kompensimit të pensioneve. Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë. Ndërkaq, aktualisht llogariten se janë rreth 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim, bënn të ditur Radio-Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …