leoni

Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK në Gjilan: Punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Gjilan, pa paga që nga tetori 2016

Punëtorët shëndëtësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal), që nga muaji tetor I vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore. Sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte  arritë një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi,   me afat njëvjeqar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjeksor dhe teknik medicinal.

Fillimisht ishte numër më I vogël, I kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjërimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menagjmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.

Aq më keq, përshkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së  stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.

Vlenë të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%.

Përderisa, QKMF nga kodi I vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti I ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u ipen pagat që nga tetori I vitit të kaluar.

Prandaj, kërkojmë nga kryetari I komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë t’a kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndëtësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.

 PDK, Gjilan

Komsioni për Shëndetësi

Enver Murtezi

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …