I vetmi gjeograf që ishte emëruar anëtar i Komisionit për Demarkacionin, Fitim Humolli, ka dhënë dorëheqje nga ky komision. Në dorëheqjen prej katër faqesh ai Komisionin e ka cilësuar joprofesional dhe vetëm për konsum politik. Gjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale. Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova humb një territor të konsiderueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …