Kryekuvendari Kadri Veseli është nderuar me Çelësin e kryeqytetit shqiptar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratë të lartë për vizionin e kreut të Tiranës, duke e përgëzuar atë për punën që po realizon. Veseli vlerësoi se zhvillimi i kryeqytetit shqiptar është i një rëndësie të veçantë, sepse reflekton pozitivisht dhe merret si model nga qytetet e tjera në Shqipëri e Kosovë. Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një punim artizanal nga qyteti i Prizrenit. Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, u shpreh i nderuar që pati mundësinë t’i dhurojë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Çelësin e Tiranës, për t’u ndjerë, si në shtëpinë e tij. “Ju kam ndjekur me shumë admirim për mënyrën se si po udhëhiqni, për vendimmarrjet e drejta dhe jo të lehta”, theksoi Veliaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …