leoni

Partitë opozitare

Opozita kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Partitë opozitare në vend e kanë hedhur poshtë mundësinë për pjesëmarrje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Një ftesë për pjesëmarrje në bisedime, opozita e mori nga shefi i Qeverisë, por këto subjekte e refuzojnë dhe quajnë absurd veprimin e tillë të Mustafës. Qeveria po e sheh si një mundësi të mirë inkuadrimin e opozitës në dialogun me palën serbe. Ndërsa analistët po e quajnë të pavend e të pandershme ftesën e Mustafës sepse, është dashur të bëhet qysh në fillim të dialogut e jo tash kur bisedimet po vijnë drejt fundit.

Lëvizja Vetëvendosje e vlerëson si të pakuptimtë thirrjen e Mustafës për pjesëmarrje në dialogun Kosovë- Serbi. Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk do ta pranojë thirrjen e Mustafës. “Këto negociata duhet të ndërpriten sepse të njëjtat e kanë forcuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës dhe në anën tjetër kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë ajo. Se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të vazhdojë as në versionin që e ka dhënë Mustafa mendojnë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ky subjekt ka thënë se nuk e përkrahin formën e tanishme të bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …