Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar sot vizitën zyrtare në Shqipëri, me pritjen që i rezervoi homologu i tij, Ilir Meta. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, të dy krye-parlamentarët biseduan për raportet e shkëlqyera që të dy vendet tashmë kanë shtrirë pothuajse në çdo sferë, ndërsa theksuan interesimin për të intensifikuar dhe thelluar më tej ato. Krye-parlamentari Veseli tha se vizita e tij në Shqipëri, menjëherë pas përvjetorit të nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka simbolikën e saj të falënderimit për mbështetjen e madhe të Shqipërisë ndaj shtetit të Kosovës. Veseli tha se Kosova dhe Shqipëria kanë perspektivë dhe synime të qarta euro-atlantike. “Kosova mund të përfitojë përvoja të mira nga rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces”, theksoi kryetari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …