Veseli: Kosova dhe Shqipëria, shembull i ndërtimit të raporteve ndër-shtetërore

Veseli: Kosova dhe Shqipëria, shembull i ndërtimit të raporteve ndër-shtetërore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani. Veseli dhe Nishani kanë biseduar për zhvillimet politike, veçanërisht për fushat e bashkëpunimit midis institucioneve të të dyja shteteve. Nishani ka vlerësuar të arriturat e shtetit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për ndihmë në të gjitha fushat. Ata kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndër-shtetërore tani kanë marrë një shtrirje të gjerë në shumë fusha, por ende ka hapësirë në të cilën ky bashkëpunim do të gjej rritje. “Kosova dhe Shqipëria janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet midis dy shteteve”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke konfirmuar edhe njëherë perspektivën e përbashkët euro-atlantike të të dyja shteteve, së bashku me shtetet e tjera të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …