Hivzi Islami e quan postier anëtarin e Komisionit, Fitim Humolli i cili ka dhënë dorëheqje

Hivzi Islami e quan postier anëtarin e Komisionit, Fitim Humolli i cili ka dhënë dorëheqje

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërtetën dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj. Sipas tij detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën e jo ta thellojnë krizën. Islami ka komentuar edhe dorëheqjen e anëtarit të këtij komisioni Fitim Humollit, duke thënë se kanë qenë në dijeni që nga dita e parë se ai do të dorëhiqet. Ai nuk e ka pranuar këtë komision që nga dita e pare sepse ka qenë postier i dërguar nga persona të caktuar, tha Islami.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …