Komiteti për Politikë dhe Financa në Deçan ka mbajte mbledhjen e II-të të rregullt

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, Komiteti për politikë dhe Financa, ka mbajte mbledhjen e II-të të rregullt të udhëhequr nga kryesuesi  Jashar Dobraj.

Për këtë  takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,643.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,

  3. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,

  4. Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.31.03.2016 nr.01-8506, dhe marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Informative për Turizëm në ngastrën nr.00564-0, sipërfaqja e kërkuar 3 ari.

  5. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,

  6. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinore për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për vendosjen e trafos në Lagjen Ramosaj-Carrabreg i Ulët,

  7. Shqyrtimi i kërkesave,

  8. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar janë  diskutuar pikat e rendit të ditës siç ishin planifikuar për këtë takim.

Në pikën e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,643.76 €, ku brenda vitit 2016 ishin planifikuar të inkasohen  642,835.00€  dhe janë inkasuar 673,478.76€ që i bie 30,643.76€ janë inkasuar mbi planifikimin e vitit që lamë pas  Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka parapa që  shuma e inkasimit mbi planifikim të ndahet në 15,000.00€ subvencione dhe 15,643.76€ për shpenzime komunali kështu bëri të dituar Drejtoresha për Bungjet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj.

Për ketë pikë është diskutuar nga anëtarët e KPF-së dhe rekomandohet që të diskutohet edhe në Asamblenë Komunale.

Edhe pikat 3 dhe 4 janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së ku janë rekomanduar që të trajtohen në Kuvend dhe të jepen sqarimet e duhura  nga zyrtarët përkatës.

Është diskutuar edhe për pikën e 5-të  te rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale, ku pas dhënies së sqarimeve nga drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj edhe kjo pikë e rendit të ditës më disa ndryshime do të trajtohet në Kuvend.

Pika e 6-të e radhës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinore për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për vendosjen e trafos në Lagjen Ramosaj-Carrabreg i Ulët, pas dhënies së sqarimeve nga Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinore  z.Ramë Melaj edhe kjo pikë e rendit të ditës  do të trajtohet në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më 24.02.2017 më fillim në ora 10:00

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …