Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se imponimi me dhunë i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi e thellon krizën politike dhe rrit pakënaqësinë qytetare në Kosovë. Mirëpo po rritet numri i ekspertëve që po kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga Qeveria, të cilës i ka bërë thirrje që ta heq demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave. Numri i ekspertëve që po e kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga qeveria vetëm po shtohet. Profesorë, studiues, profesionistë të gjeografisë, topografisë e marrëdhënieve ndërkombëtare po këmbëngulin që ky demarkacion është gabim, për të mos thënë krim, sepse ia heq Kosovës një pjesë të tokës së vet”, ka shkruar Ymeri.
