Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu ka rezervuar pritje e veçantë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Të dy liderët biseduan për raportet e ngushta që tashmë të dy shtetet kanë ndërtuar në të gjitha sferat. Veseli dhe Rama theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm dhe lehtësimit të rrugës së integrimit euro-atlantik. Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rolin që tashmë shteti shqiptar ka në rajon, si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi, por edhe si shembull i reformave në shumë fusha. Kryeministri Edi Rama mbështeti punën e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se agjenda e përbashkët evropiane është e paalternativë dhe si e tillë duhet të jetë prioritet i institucioneve të të dyja shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …