Ministrja për dialog, Edita Tahiri dhe ajo e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, do të raportojnë sot para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. Ministrja Hoxha dje është përballur me pyetjet e deputetëve për sa i përket përmbushjes së kriterit për luftën kundër korrupsionet për liberalizim të vizave, mungesës së strategjisë legjislative dhe ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, rastin e mos arrestimit të zyrtarëve të lartë siç është ai i kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Ndërsa, ministrja Tahiri, pritet të pyetet për procesin e dialogut, si dhe provokimet e fundit destabilizuese nga Serbia, të cilat kanë qenë si përpjekje për të cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovës, që sipas Tahirit janë pjesë e skenarëve të ambicieve të Rusisë për të kthyer ndikimin në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …