Kryekuvendari, Kadri Veseli ka folur për transformimin pozitiv dhe arritjet e bëra nga shteti i Kosovës, demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe. Ai tha se për 9 vite shtet kemi bërë shumë hapa të rëndësishëm, në drejtim të funksionimit normal të një shteti. Sa i përket demarkacionit, Veseli tha se Mali i Zi është një ndër shtetet e para që na ka njohur dhe kemi marrëdhënie pozitive sepse jemi përcaktuar për të respektuar sovranitetin territorial të fqinjëve tanë, ashtu si kemi bërë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Kufiri me Malin e Zi është një realitet që duhet pranuar dhe respektuar, demarkacioni me ta duhet të kalojë sa më shpejt. Ai foli gjithashtu edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky proces nuk do të sjellë bosnjëzim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …