Lulzim Basha tha sot se opozita nuk do të kthehet në Parlament pa u plotësuar kushti për qeveri teknike. Ai përcolli një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilët ishin takuar vetëm një natë më parë, në selinë e Kryeministrisë. ‘‘Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta se nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar”, tha Basha. Ai këmbënguli se nuk do të ketë kthim në Parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …