Kosova duhet të zërë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë qysh në fjalimin e saj të parë, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e re amerikane në organizatën botërore, Nikki Haley. Në Kosovë duhet bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë hapat e mëdha të Kosovës që nga pavarësia”. Kosova meriton të zërë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley. Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në OKB është bërë derisa Këshilli i Sigurimit ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …