Nën patronatin e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbahet akademi përkujtimore me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë vrarë në shkurtin e vitit 1945 në një luftë kundër partizanëve komunistë të Jugosllavisë. Dy komandantët nga Drenica, ishin kthyer në rajonin e Drenicës së bashku me qindra ushtarë dhe vullnetarë, për të mbrojtur popullatën nga vrasjet dhe masakrat e çetnikëve dhe ushtrisë komuniste që kontrollohej nga serbët. Akademia mbahet në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …