Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka paralajmëruar se rikthimi i Demarkacionit do ta rikthejë gazin lotsjellës në Parlament. Gjatë një interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se pasi kjo e fundit është një gjykatë e padrejtë, kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës do të duhej të ndihej i rrezikuar. Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka folur edhe për mundësinë e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, duke thënë se personalisht asnjëherë nuk është ndier i rrezikuar nga drejtësia, por, nga padrejtësia ndihet i rrezikuar edhe tani. “Përderisa Gjykata Speciale është e padrejtë, do të duheshit të ndiheshit të rrezikuar edhe ju, edhe të gjithë qytetarët e Kosovë, në veçanti kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Po të kishte drejtësi, unë nuk do të ndihesha i rrezikuar. Nga padrejtësia rreziku vjen për të gjithë”, ka deklaruar Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …